Lajme

​Kurti: Finlanda është vend model për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 106-vjetorit të festës së Pavarësisë së Finlandës.

Ai me këtë rast theksoi se Finlanda është një vend model për Kosovën, pasi ajo ilustron shumë nga vlerat dhe aspiratat tona kyçe.

Kurti kujtoi partneritetin e rolin e Finlandës gjatë viteve dhe ndihmën e drejtpërdrejtë ndaj Kosovës, përfshirë mbështetjen për liberalizimin e vizave.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Agjencia Finlandeze e Zhvillimit Ndërkombëtar ka qenë e rëndësishme në mbështetjen e projekteve jetike në edukimin për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, kujdesin shëndetësor dhe më shumë,” tha Kurti. “Miqtë më të mirë nuk janë vetëm shoqërues në gëzim, por mentorë në të mësuar, veçoi kryeministri, duke thënë se Kosova është ambicioze dhe e përkushtuar që t’i pasqyrojë këto vlera të progresit social, sigurisë, inovacionit dhe t’i bashkohet institucioneve euroatlantike dhe evropiane”.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Kurti tha se “ndërsa lidhjet tona vazhdojnë të rriten, ne presim me padurim mundësitë e shumta të bashkëpunimit që kemi përpara”.

Rruga Press

YouTube player