Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, nis marshimi i protesueseve ne Prishtinë
Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka nisur marshi protestues në kërkim të drejtësisë për vrasjen mizore të Liridona Ademajt më 29 nëntor dhe për të gjitha gratë që u vranë nga burrat.
“Edhe sa thirrje të humbura” , “Liri, barazi, solidaritet”, “Drejtësi për gratë e vrara” janë disa nga pankartat e brohoritjet e protestuesve.
Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor në fshatin Bërnicë në Prishtinë.
Në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.Ai është i dyshuar për organizim të vrasjes, Granit Plava është i dyshuar për kryerje të vrasjes dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i dyshuar për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.
per kete ngjarje, kryeministri i Kosovës ka thënë personat e përfshirë në vrasjen e Liridonës duhet ta marrin dënimin maksimal.Me ane te nje postimi ne facebook shkruan “Liridona Ademaj u vra me paramendim. U vra se ishte grua. Gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, gjersa normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë… Për ta parandaluar këso krime makabër, duhet të punojmë secili e secila, në secilën fushë e vend. Këtë kulturë patriarkale e mizogjene, këtë maskulinitet të dhunshëm e toksik e zhdukim vetëm ashtu”.
Vrasjen e kanë dënuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Familja e Liridonës ka thënë se beson se autoritetet do ta vendosin drejtësinë në vend për këtë rast.
Ajo i ka lënë mbrapa dy fëmijë.
Rruga Press