Bota

Zelensky: Po fillon një fazë e re e luftës me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se mbrojtja duhet të forcohet shpejt në të gjithë vijën e frontit pas takimit me komandantët në disa nga pikat kryesore në jug dhe në lindje të vendit.

“Në të gjithë sektorët kryesorë ku nevojitet përforcim, ne duhet të përshpejtojmë ndërtimin e strukturave”, tha ai.

Forcat ruse po përpiqen të rrethojnë qytetin lindor të Avdiivka dhe po synojnë rajonet jugore të Kherson dhe Zaporozhzhia. Gjatë natës, forcat ajrore ukrainase njoftuan se rrëzuan 18 nga 25 dronë rusë dhe një nga dy raketat.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Me temperatura nën zero dhe Ukrainën e mbuluar me borë, Zelensky tha se “dimri është një fazë e re e luftës në tërësi”.

Udhëheqësi ukrainas tha se “vëmendja maksimale” do t’i kushtohet qyteteve lindore në rajonin e Donetskut, si dhe linjës kryesore të mbrojtjes në verilindje midis Kupyanskit dhe Limanit. Ai përfshiu gjithashtu rajonin rreth kryeqytetit të Kievit ku do të forcohen fortifikimet.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Morali i vijës së parë nga të dyja palët do të varet në një farë mase nga aftësia e ushtarëve për t’u përballur me këta muaj më të ftohtë.

Ushtria njoftoi se vetëm në afërsi të Avdiivkas u zmbrapsën 20 sulme ndërsa ishin sulmuar fshatrat përreth Bakhmutit. Në javët e fundit, qendra industriale e Avdiivkas është pothuajse e rrethuar nga forcat ruse, të cilat tani kontrollojnë zonat në veri dhe jug, si dhe në lindje të qytetit.

YouTube player