Lajme

Kurti: Prioriteti i Kosovës është siguria dhe se Serbia po saboton e po shkakton vonesa në dialog

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se fokusi i Kosovës është komplet te siguria pas sulmit terrorist në Banjskë, deri sa ka lënë fajtore Serbinë për sabotim të dialogut dhe vonesa në zbatim të marrëveshjeve.

Këto komente Kurti i ka bërë të premten teksa ka vizituar kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni.

Kryeministri ka thënë se po punohet me institucionet e sigurisë dhe me ndërkombëtarë për të siguruar gjithë vijën kufitare me Serbinë në mënyrë që të mos rrezikohet Kosova.

Lexo më shumë  “Rama ki kujdes, kjo rini tund malet”/ Fjalimi rrëqethës i mjekut që u bë viral: Duam Shqipërinë, Europa do të na presë! Nëse jemi të zotët e vetes s’ka derë që na mbyllen

“Siguria nënkupton edhe që kriminelët të mos jenë të lirë”, ka thënë Kurti, në një takim që ka pasur me kryetarin e Gjilanit.

Tutje Kurti ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë takim të planifikuar me palën serbe në Bruksel por ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar, konstruktive dhe kreative në dialog.

Duke folur për marrëveshjen për energjinë, Kurti ka thënë se një dokordim i tillë është dashur të zbatohet më 2021, por edhe këtë vit.

Lexo më shumë  Endrit Shala i PDK-së dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

“Të gjitha vonesat dhe sabotimet bëhen nga pala tjetër”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player