Bujar Osmani e sheh partinë e vet si klan dhe jo si kontribuese të çështjes shqiptare
Shkruan Elvis Hoxha
Bujar Osmani, ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, në një intervistë të tij në një studio televizive, thotë se LV përçan partitë shqiptare në Maqedoni të Veriut, në Luginë e në Mal të Zi. Për asnjë moment ai nuk mendon se qeveria e tij sllavo-maqedone, me mbështetjen që po i bën si bastion i fundit serbo-maqedonas Ballkanit të Hapur, ka vetëm një projekt: dobësimin e kombit shqiptar.
Natyrisht, Bujar Osmani, ministër i jashtëm (i huaj) për shqiptarët, e sheh partinë e vet si klan dhe jo si kontribuese të çështjes shqiptare.
Ai na thotë se Kosova po ndërhyn në punët e të tjerëve, por harron se shefat e tij vrapojnë, sa herë që u duhet ta copëtojnë elementin shqiptar, te kryeministri në Tiranë. Në këtë rast ndërhyrja e Tiranës i shkon për shtat.
Rruga Press