Bota

Rrëzimi i avionit amerikan në oqean, gjendet i vdekur një prej 6 ushtarakëve

Një avion ushtarak amerikan me gjashtë persona në bord u rrëzua në ishullin Yakushima në jugperëndim të Japonisë.

Roja Bregdetare e Japonisë tha se një person ishte gjetur i vdekur pranë vendit të rrëzimit të avionit.

Sipas informacioneve, motori i avionit kishte marrë flakë ndërsa po përpiqej të ulej në aeroportin Yakushima të mërkurën.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Ministria e mbrojtjes e Japonisë tha se avioni u zhduk nga radari në orën 14:40 të mërkurën.

Roja Bregdetare mori një telefonatë pesë minuta më vonë, duke thënë se avioni ishte rrëzuar.

Më pas dërgoi gjashtë varka dhe dy helikopterë në vendngjarje.

Në orën 16:00, helikopterët vunë re atë që dukej si një pjesë e avionit dhe një gomone shpëtimi, tha një zëdhënës për BBC.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Yakushima, në prefekturën Kagoshima, ndodhet në jug të ishullit Kyushu të Japonisë.

YouTube player