Lajme

Politikani serb: E vërteta për Adem Jasharin dhe luftën në Kosovë, po i fshehet popullit në Serbi

Politikani serb Boban Bogdanoviq thotë se mbi kokën e tij në Serbi është vendosur një çmim prej 300 mijë eurosh. Këtë thotë ta kenë bërë Milan Radoiçiqi dhe Zvonko Veselinoviqi. Deri te kjo erdhi pasi Bogdanoviqi tha se komandanti Adem Jashari nuk ishte terrorist dhe se e vërteta e luftës në Kosovë po fshehet në Serbi.

Ka disa ditë që po qëndron në një kamp azilantësh.

“Kur Milosheviqi e filloi agresionin dhe u përpoq të kryente gjenocid ndaj popullatës shqiptare në vitin 1999, ndodhën shumë krime. Një prej krimeve që ka ndodhur është edhe ai që i ndodhi familjes Jashari. Në atë kohë, -detyrohem tua kujtoj shikuesve tuaj-, se ministër i informatave ishte AleksandarVuçiq i cili sot është kryetar i Republikës së Serbisë. Ai atëherë ishte njeriu më përgjegjës për informimin dhe marketingun e të pavërtetave në lidhje me konfliktin që po ndodhte në Kosovë”, tha Boban Bogdanoviq – kryetar i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”.

Bogdanoviqi shton se e vërteta për Adem Jasharin dhe luftën në Kosovë po fshehet nga populli serb.

‘Atë që qytetarët e Serbisë ende nuk e dinë është se Adem Jashari nuk ka qenë ndonjë lloj terroristi. Adem Jashari nuk ishte ndonjë ushtarak i cili vdiq në fushëbetejë ushtarake, Adem Jashari ishte zot shtëpie i cili u përpoq ta shpëtonte familjen e tij nga sulmet e policisë serbe. Ai bashkërisht me familjen e mbrojti pragun e shtëpisë e tij, dhe në fund ndodhi ajo që ndodhi, ai u vra, dhe më pas në të njëjtën mënyrë e tërë familja e tij u vranë. Ai ishte shembull se si mbrohet liria, si mbrohet shtëpia e vet. Lirisht mund të them se sakrifica që e bëri familja Jashari, e nuk është shembull vetëm për shqiptarët por edhe për serbët të cilët kanë përjetuar padrejtësi të mëdha me politikën e gabuar të Slobodan Milosheviqit dhe AleksandarVuçiqit”, tha Bogdanoviq.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

“E shfrytëzoj rastin në emrin tim të kërkoj falje për të gjitha të këqijat që politika serbe ua ka bërë shqiptarëve të Kosovës. Shpresoj se falja ime do të jetë e pranuar. Mendoj se më nuk kemi kohë për të kaluarën, por doemos të shikojmë në të ardhmen dhe këtë të ardhme ta ndërtojmë së bashku, që ta formojmë mundësinë më të mirë për fëmijët tanë të cilët duhet të mbeten në Kosovë e të jetojnë e jo t’i braktisin shtëpitë e tyre”, u shpreh Bogdanoviqi.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Tutje, njeriu që i kundërshton politikat e qeverisë serbe, foli edhe për rastin e fundit në Banjskë të Zveçanit.

“Ajo që është plotësisht shqetësuese, është se Milan Radojçiq i cili e mori përgjegjësinë vetë, me arsyetimi që ta mbroj nga përgjegjësia presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiqi, ndërsa ai tani është i lirë dhe shëtitet lirisht nëpër Beograd, dhe ai, sipas informatave të mia, ka shumë ndikim në Kosovë, sidomos në Veri të Kosovës, dhe ende udhëheq atje. Kështu që ato ndryshimet kozmetike të cilat ndodhën pas sulmit terrorist në Banjskë vetëm ishin një përpjekje e butë që të mbulohen synimet e vërteta të presidentit Vuçiq dhe organizatat e afërta kriminele të tij në pjesën veriore të Kosovës”, deklaroi Bogdanpviq.

Boban Bogdanoviqi thotë se u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe se vullneti i Qeverisë së Kosovës ishte për integrim të plotë të bashkësisë serbe në shoqërinë e Kosovës.

YouTube player