Lajme

FSK organizon ‘Ditën e Hapur’ në të gjitha kazermat – qytetarët do të shohin nga afër armatimin e Ushtrisë së Kosovës

Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, do të organizojnë sot “Ditën e hapur” nga ora 10:00 deri 13:00.

Manifestimi qendror mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri në vitin 2022

Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Gjithashtu, sot nga ora 19:00, mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës në Sallën e Kuqe- Pallati i Rinisë.

Lexo më shumë  Fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës
YouTube player