Bota

Mbipopullimi/India ofron incentiva për sterilizimin

Në Indi pritet që të ndodhë ajo që ndodhi vite më parë në Kinë. Qeveria e Uttar Pradeshit, ndër shtetet me dendësinëmë të madhe të popullsisë, pritet të kufizojë numrin e fëmijëve që i lejohet një çifti të ketë.

Ndryshe nga Kina, India nuk do ta bëjë këtë përmes një ndalimi, por do të stimulojë prindërit që kanë vetëm një fëmijë, duke u ofruar edhe kujdes shëndetësor dhe arsim falas.

Lexo më shumë  Shitjet e Tesla-s bien në Gjermani – a ndikoi “aktivizmi politik” i Elon Musk?

Ndërsa familjet e mëdha do të jenë më të disavantazhuara. Pjesëtarëve të tyre do t’u ndalohet kandidimi për detyra publike, puna në administratë ose përfitimet e siguruara nga qeveria, raporton Vice.

Një tjetër masë, e cila do të hapë një debat të madh, është ajo që parashikon ulje taksash dhe rritje pagash për ata që sterilizohen vullnetarisht.

Kjo politikë e re në Indi vjen në një kohë kur Kina fqinje hoqi dorë nga një e tillë. Vendi me numrin më të madh të popullsisë në botë tani u lejon çifteve të kenë tre fëmijë, pas treguesve se popullsia kishte hyrë në një periudhë rënieje të qëndrueshme.

Lexo më shumë  Zelensky do të presë delegacionin amerikan në Kiev këtë javë

Kritikët thonë se politikat e propozuara së fundmi do të rëndojnë mbi gratë dhe pakicat. Shqetësimet shtohen akoma më shumë duke pasur parasysh faktin se vendi po përballet ende me pasojat e një fushate sterilizimi të detyruar që nga vitet ’70 që çoi në vdekje dhe dëme shëndetësore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *