KryesoreLajme

Kombëtarja e Serbisë në ndeshjen e Davis Cup del me këngën “Gëzohu popull serb” këngë me motive mesjetare dhe gjenocidale

Vuk Jeremić, Presidenti i Partisë Popullore dhe Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim të Qëndrueshëm (CIRSD), ish-ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë dhe President i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në një postim në rrjetin social X, shkruan se, “Mënyra se si Kosova të bëhet shtet i pavarur është që Serbia të pranojë planin franko gjerman. Ky plan duhet hedhur poshtë pa medyshje.”

Këtë e ka bëre duke hedhur videon e impozimit të ekipit serb të tenisit nën tingujt e kengës me motive mesjetare dhe gjenocidale.

“Kombëtarja e Serbisë në Davis Cup del në ndeshjen kundër Britanisë së Madhe me tingujt “Gëzohu popull serb”. Pritësi i konkursit është Spanja, një vend anëtar i BE-së. Nuk kam dyshim se të gjithë ishin të vetëdijshëm për kuptimin e tekstit të kësaj kënge. E vetmja mënyrë që “Kosova” të bëhet shtet i pavarur është që Serbia ta pranojë atë, duke rënë dakord me planin “francezo-gjerman” për pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë. AI PLAN DUHET REFUZUAR, pa mëdyshje dhe në tërësi. Nëse jeni dakord me këtë, @StrankaNarodna ju keni një zgjedhje të sigurt.”

Këtë e vë në dukje edhe Politologu Jasmin Mujanović

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Mjaft e pabesueshme që askush në @DavisCup nga Ekipi i PR nuk e mori mundimin që të kontrollonin tekstet e muzikës hyrëse të Gjokoviçit – një simpatizant i njohur i së djathtës ekstreme – pasi është një nga himnet më famëkeqe bashkëkohore nacionaliste serbe, duke promovuar në mënyrë eksplicite aneksimin e 🇽🇰 & 🇲🇪.

Rruga Press

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan
YouTube player