Argument

Vuçiqi, Dodiku e Radoiçiqi shantazhojnë BE-në në Bosnjë dhe Kosovë

Shkruan: Fadil Pushkolli

Pas takimit të Dodikut, Vuçiqit dhe Radoiçiqit në Beograd, Policia në Republikën Serpska ndaloi festimin e Ditës së Shtetësisë së BeH-së.

Administratat policore në Banja Luka dhe qytetin Mrkonjic njoftuan se kanë ndaluar festimin e Ditës së Shtetësisë së BeH, sepse kanë vlerësuar se ajo kërcënon sigurinë, rendin dhe paqen publike.

Vendimi është marrë pas takimit të Dodikut, Vuçiqit dhe Radoiçiqit në Beograd.

Lexo më shumë  Kosova e shpalli non grata shovinisten Paunović - Refuzimi i qeverisë së Shqipërisë për ta bërë të njëjtë gjë, një tjetër grackë e ulët

Pas këtij takimi “publik” ka pasur shumë reagime negative nga analistët politikë boshnjakë.

Naivët në rajon dhe BE-ja po ashtu, duhet ta kuptojnë strategjinë e Vuçiqit dhe krerëve të tjerë të Serbisë, e cila këto ditë është në zhvillim e sipër publikisht, jo vetëm lidhur me Kosovën, por edhe Bosnjën, përkatësisht Republikën Serpska të Bosnjës.

Kërcënon stabilitetin e Ballkanit, për ta ngutur hyrjen në BE.

Lexo më shumë  Një kërcënim real vjen nga një ministre e Qeverisë së Serbisë, por shteti shqiptar merret me hartimin e listave ndaluese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

Strategjia e tij dhe rrethit të tij është kjo: Serbia synon që të ngusë anëtarësimin e saj në Bashkim Evropian duke frikësuar dhe kërcënuar pikërisht atë, pra BE-në, me destabilizim të Kosovës dhe Bosnjës.

Rruga Press

YouTube player