Nuk ka dështuar kundërsulmi ukrainas – Michel tregon dy aksionet e fundit të suksesshme të Ukrainës
Presidenti i Këshillit Evropian ka kundërshtuar lajmet se ka dështuar kundërofensiva e Ukrainës.
Është pranuar gjerësisht se kundërofensiva e shumëpritur nuk kishte aq sa duhej sukses, por Ukraina ka këmbëngulur se nuk është në një ngërç.
Duke folur për Kyiv Independent, Charles Michel dukej se ishte dakord me pikëpamjen e ukrainasve dhe tha se kundërsulmi nuk kishte dështuar, raporton skynews.
“Dy shembuj. Së pari, se si ushtria ukrainase bëri përparim të madh në Detin e Zi është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ky është një hap i madh në drejtimin e duhur”, tha ai.
“Së dyti, përparimi i fundit i bërë në anën e majtë të lumit Dnipro është gjithashtu shumë i rëndësishëm”, shtoi Michel.
Ai tha gjithashtu se ndihma e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian është një “çështje e detyrës morale”.
“Ukrainasit po luftojnë për vlerat dhe parimet tona të përbashkëta demokratike. Gjithashtu, kjo ndodh sepse zgjerimi në ato rrethana, më shumë se kurrë, është një investim në paqe, siguri dhe prosperitet për të ardhmen”, pohoi zyrtari evropian.
Rruga Press