Lajme

Shesheli sërish në Hagë për krime lufte

Gjykata ndërkombëtare për krime lufte ka ngritur akuza të reja ndaj politikanit serb Vojsllav Sheshel. Ende nuk janë bërë publike akuzat që rëndojnë mbi të, ndërkohë që mediat serbe deklaruan se padia lidhet me krimet e kryera nga paramilitarët serb gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Sheshel njihet si ultrancionalist që ka luajtur rol kryesor në masakrat e kryera në Kroaci dhe Bosnjë gjatë viteve 1990, kohë kur mbante dhe postin e zëvendëskryeministrit të qeverisë serbe.

Lexo më shumë  Serbi i arrestuar dje në Jarinjë dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR-it në maj të 2023-ës

Në vitin 2003 ai u gjykua në Hagë për krime lufte duke e dënuar me 10 vjet burg, por u lirua më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

YouTube player