Lajme

Kuvendi nis votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotmë plenare me 83 vota për ka miratuar marrëveshjen ndërkomëtare.

Në Kuvend është miratuar marrëveshja ndërkombëtare për Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B.

83 deputetë e kanë dhënë votën e tyre për këtë marrëveshje ndërkombëtare, duke përfshirë deputetë nga pozita dhe opozita me përjashtim Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lexo më shumë  Kurti: Abdixhiku i refuzoi të gjitha ofertat tona, Kosova po shkon drejt zgjedhjeve

Kjo marrëveshje e voutar tashmë është një marrëveshje e financimit në mes të Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

Ndër të tjera, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ka ironizuar me partitë e tjera opozitare, LDK dhe AAK, duke u thënë se “çfarë i’u bonën kështu?”.

Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës, seanca plenare ka nisur me një orë vonesë.

Lexo më shumë  Gazeta zvicerane: Ja si pastrohen milionat e mafies së kokainës në Tiranë

Sipas njoftimit të Kuvendit, kjo seancë ishte paraparë të niste në orën 10:00, ndërsa ka nisur në orën 11:00.

Ndërsa në rend të ditës janë 27 pika.

Rruga Press

YouTube player