Lajme

Presidentja Osmani: Mërgata, burim force drejt lirisë e pavarësisë sonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë adresimit të saj në Samitin e Tretë të Diasporës, i cili po mbahet në Tiranë, ka thënë se mërgata shqiptare ka qenë burimi i forcës drejt lirisë e demokracisë. Ajo ka çmuar kontributin e tyre në kohën e luftës në Kosovë.

“Mërgata shqiptare është shtylla e lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi të shqiptarëve. Solidariteti dhe mbështetja e tyre e palëkundur ka qenë burim force për ne, në rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë e demokracisë. Në vitet e 80-ta e 90-ta, mërgata jonë ishte zëri ynë në të gjitha qendrat e vendimmarrjes, nga Washingtoni në Bruksel, nga Berlini në Paris e Romë e shumë vende të tjera”, deklaroi presidentja e Kosovës.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Ajo ka thënë se mërgata shqiptare është një, nga çdo pjesë e territoreve shqiptare. Osmani ka përmendur edhe Luginën e Preshevës, duke thënë se qëndrojnë me ta në mbrojtje të të drejtave të tyre.

“Mos të harrojmë se vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, akoma përballen me diskriminim sistematik, që rezulton edhe me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Si gjithnjë, u themi edhe sot, ju nuk jeni vetëm, të gjithë jemi bashkë me juve në mbrojtjen e të drejtave të juaja”, theksoi tutje Osmani.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player