Lajme

Qeveria ndanë 1 milion euro për ndërtimin e shtëpive në veri, e 5 milionë për një kategori tjetër

Qeveria i ndan 1 milion euro për subvencionimin e shtëpive në katër komunat veriore. Po ashtu sot Qeveria ka miratuar edhe propozimin për ndarje 5 milionë euro për blerjen e druve për rreth 81 mijë qytetarë.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka paraqitur kërkesat e lartpërmendura me arsyetim.

“Nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kemi pranuar kërkesë që të ketë ndarje shtesë në kuadër të programit për mbështetje të ndërtimit të shtëpive.

Duke marrë parasysh nevojën për integrimin e plotë të këtyre komunave, marrë parasysh edhe mungesën e qeverisjes së mirë në vitet e kaluara që ka ndikuar që të mos ketë një zhvillim të një trajtshëm krahas edhe pjesës tjetër të vendit, është e nevojshme që të shtohen mjete shtesë dhe të ketë mbështetje shtesë ky program.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Andaj kemi propozuar edhe ndarjen buxhetore shtesë në shumë prej 1 milionë euro në kategorinë subvencione transfere të cilat merren nga kategoria shpenzimeve -subvencioneve në ministrinë e Financave”, tha Murati.

Po ashtu propozimi për ndarjen prej 5 milionë euro Murati e propozon në mbledhje të Qeverisë për personat me asistencë sociale.

Zbutjen e ndikimit të menjëhershme dhe socio-ekonomik të krizës energjetike dhe në zbatim të masës 1 të planit me BE për pakon e energjisë propozohet ndarje buxhetore prej 5 milionë euro.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

“E cila parasheh mbështetjen e familjeve që janë përfituese të asistencës sociale për tejkalimin e krizës energjetike duke i mbështetur edhe në blerjen e biomasës në këtë rast dru për ngrohje e që saktësisht parashihet të përfitojnë rreth 81 mijë anëtar të cilët edhe janë aktualisht përfitues të skemës sociale”, tha Murati.

Rruga Press

YouTube player