Biden: Marrëveshja për lirimin e pengjeve është shumë, shumë afër
Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se shumë shpejt mund të lirohen disa pengje që u rrëmbyen më 7 tetor nga Hamasi.
Ai thotë se “tani jemi shumë afër” arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e disa prej rreth 240 pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe fraksionet e tjera në Rripin e Gazës.
“Tani jemi shumë afër, shumë afër. Ne mund t’i sjellim disa prej këtyre pengjeve shumë shpejt në shtëpi”, tha lideri amerikan teksa fliste para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
“Por, unë nuk dua të hyj në detajet sepse asgjë nuk bëhet derisa të bëhet”, shton ai, “gjërat po duken mirë për momentin”.
Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thirrur kabinetin e luftës, duke thënë se shpreson që së shpejti do të ketë lajme të mira.
Detajet e marrëveshjes së mundshme nuk dihen ende, por raportohet se ajo mund të përfshijë një pauzë shumëditore të luftimeve kundrejt lirimit të 50 pengjeve izraelite dhe një zotimi nga Izraeli për të liruar gratë dhe fëmijët palestinezë nga burgjet.
NEW: Pres. Biden says "we are now very close" on a deal to release the hostages being held by Hamas.
— ABC News (@ABC) November 21, 2023
"When we have more to say, we will, but things are looking good at the moment."https://t.co/uxE2fyGD1Y pic.twitter.com/sAkYjXf3O9