Bota

Lideri i Hamasit: Jemi afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimit me Izraelin

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh është shprehur se janë afër një marrëveshjeje për një armëpushim me Izraelin. Zyrtarët e Hamasit janë “afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi” me Izraelin dhe grupi i ka dhënë përgjigje ndërmjetësuesve të Katarit, tha Ismail Haniyeh në një deklaratë për Reuters.

Haniyeh nuk zbuloi më shumë detaje, por një zyrtar i grupit tha për Al Jazeera TV se negociatat ishin të përqendruara në atë se sa do të zgjaste armëpushimi, marrëveshjet për dërgimin e ndihmave në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi me të burgosurit palestinezë në Izrael.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Zyrtari tha se të dyja palët do të lirojnë gratë dhe fëmijët dhe detajet do të shpallen nga Katari, i cili është duke ndërmjetësuar në negociata. Hamasi mori rreth 240 pengje gjatë sulmit të tij të 7 tetorit në Izrael që vrau 1200 njerëz. Bisedat për një marrëveshje të afërt pengjesh kanë qarkulluar për ditë të tëra.

Reuters raportoi javën e kaluar se ndërmjetësit e Katarit po kërkonin një marrëveshje për Hamasin dhe Izraelin për të shkëmbyer 50 pengje në këmbim të një armëpushimi tre-ditor që do të nxiste dërgesat e ndihmave urgjente për civilët e Gazës, duke cituar një zyrtar të informuar mbi bisedimet.

Rruga Press

YouTube player