Lajme

Rizvanolli dhe Murati pjesë e takimit me ministrat e rajonit të ekonomisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ishin pjesëmarrës në takimin e parë ministror me ministrat e rajonit të ekonomisë dhe të financave që është mbajtur në Shkup, ku u diskutua për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ministria e Ekonomisë njofton se në diskutimin me Drejtorin e Përgjithshëm të DG NEAR, Jan Koopman, u përcaktuan orientimet kryesore për të gjitha vendet e rajonit. Ky plan do të ketë mbështetje prej 6 miliardë eurove në formë të fondeve afatgjata, duke sjellë Evropën më pranë vendeve tona.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Ministrja Rizvanolli u fokusua në investimet në energji, teknologji dhe transport, duke përfshirë modernizimin dhe zgjerimin që unifikon zonat ekonomike.

Ajo theksoi projekte të reja për integrimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, ruajtjen e energjisë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm. Përmirësimin e infrastrukturës digjitale për shkolla dhe zona socio-ekonomike, investimet në 5G, dhe mbështetjet për qendrat e inovacionit do të jenë prioritetet kryesore për përparimin teknologjik në vendin tonë.

Plani i Rritjes me BE-në synon të përmirësojë konvergjencën në rajon, për integrimin ekonomik dhe reformat themelore. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka potencuar reformat prioritare në arsim, duke theksuar nevojën për unifikim dhe zhvillim të shkathtësive.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Ministri Murati shtoi se në lidhje me buxhetin prej 6 miliardë eurosh, shqyrtimi i aftësive reale të integritetit ekonomik të Ballkanit Perëndimor mbetet çështje shumë e rëndësishme. Kontributi i BE-së, me rritje prej 10% në vit, kërkon vëmendje të veçantë. Në kuptim të progresit tonë në kriteret ekonomike, veçanërisht në sektorë si doganat, taksat, politikat sociale dhe arsim, fokusohemi në integrim ekonomik të përshpejtuar në rajon.

Rruga Press

YouTube player