Lajme

Ministri Maqedonci kërkon reagim të shpejtë të ndërkombëtarëve ndaj grupeve terroriste serbe

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se pret reagim të qartë dhe të ashpër nga komuniteti ndërkombëtar ndaj veprimeve të grupeve terroriste serbe, duke shtuar se Kosova është e vendosur për të siguruar sovranitetin dhe integritetin territorial.

Ai ka thënë të enjten në një takim që u mbajt në Shkup me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të SHBA-Kartës së Adriatikut (A5), se bashkëpunimi rajonal ka rëndësi të jashtëzakonshme për përballjen me sfidat e reja të sigurisë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Gjithashtu, theksoi edhe një herë se Republika e Kosovës pret reagim më të qartë dhe më të ashpër të komunitetit ndërkombëtar kundrejt veprimeve të grupeve terroriste të mbështetura nga strukturat shtetërore të Serbisë, dhe theksoi vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjes së integritetit territorial të vendit, gjithnjë duke u koordinuar me partnerët ndërkombëtar”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Maqedonci ka kërkuar mbështetjen e vendeve anëtare për anëtarësim të plotë të Kosovës në SHBA-Kartën e Adriatikut, derisa në takim pjesëmarrës ishin edhe ministrat e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe zëvendëssekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së e përfaqësues të tjerë.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

“Në takim u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në suaza globale, si dhe sfidat e reja dhe implikimet e sigurisë të vendeve të rajonit tonë dhe më gjerë. Ministri Maqedonci në adresimin e tij theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit rajonal me qëllim përballjen me sfidat e reja sigurisë, që vijnë si rezultat i qasjes keqdashëse të akterëve rajonalë e globalë”, thuhet në njoftim.

YouTube player