Opinion/Aktualitet

Kur obskurantizmi prodhon katastrofën e radhës në komunikimin politik e medial

Nga Sadri Ramabaja

Përballja e herëpashershme në debatet televizive me intelektual dinak dhe kozmopolit, por mbi të gjitha me injorantë/e të lloit të vet, më sjellë në vëmendje një seancë gjyqësore, respektivisht aktakuzën e gjykatës ruse kundër opozitarit emblematik rus të kohës sonë, Oleg Orlow, bashkëkryetar i organizatës fituese të çmimit Nobel për Paqe për të drejtat e njeriut Memorial.

Oleg Orlow akuzohet për “diskreditim të forcave të armatosura ruse”.

Në një seancë gjyqësore të mbajtur më 11 tetor, prokurorët rus, të indinjuar nga gatishmëria e Orlovit për të mbrojtur bindjet e tij, e akuzuan të pandehurin për hiq më pak se ai ka një “ndjenjë të shtuar drejtësie dhe mungesë të plotë të instinktit për vetë-ruajtje”.

Në mediat tona vizive kemi pothuajse çdo mbrëmje “seanca” të këtij lloji!

Diskreditimi i PRONTOMAFISË dhe gjithë asaj klase olhokratësh që kishin mbajtur peng Republiën për dy dekada me radhë, ndërkohë po merrë përmasat e një përballjeje pothuajse titanike.

Kjo lagje propagandistësh në mediat tona, nuk ia arrië dot ta kuptojnë se në këtë krah të Atdheut tonë, që ne sot e quajmë Republika e Kosovës, nuk kanë munguar kurrë idealistët me këtë ndjenjë të theksuar të gatishmërisë për t’i shërbyer të mirës, respektivisht drejtësisë, e rrjedhimisht edhe Republikës.

Kur disa sosh vihen plotësisht në shërbim të kauzës së funksionalizimit të Republikës, pa ndonjë shpërblim a mirënjohje reale institucionale, obskurantistët tanë dhe kozmopolititë sui generis prezent në studio, disi ngjashëm me prokurorët e Putinit, gjykojnë se karriera e gjatë e aktivizmit politik çdo idealistë po e shpjeka drejt një “mangësie” atipike intelektuale dhe racionaliteti!

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Ky rezon i kësaj lagjeje kuaziintelektualësh e opozitarësh, tok me shërbëtorët e tyre gazetarë, ka diça të historive të çuditshme, që mund ët shndërrohen në momente kthesash reale.

Përjetimi i një shpërfytyrimi kaq të pacipë dhe përballja mes të mirës dhe së keqes, e shndërron dëshpërimin tim dhe dhimbjen për këto qenie në diçka më të ngjashme me terrorin e thellë.

Pse lejuam që arsyeja, logjika dhe racionalizmi tok me humanizmin të gërryejn kaq sistematikisht qenien shqiptare gjatë këtyre dy dekadave që lamë pas, kur Liria po hapte mundësi prosperimi të paparë përgjatë një sheklulli robërie?!

Pse lejuam që vetëm brenda dy dekadave të fundit, obskurantizmi politik dhe ideologjik të na rikthejnë tek epoka e Stalinit dhe më thellë në histori – në Mesjetën Osmane dhe tek ajo e olhokratëve të Athinës antike?!

Duke dëgjuar debatet televizive përgjatë këtyre dy viteve të fundit, por jo rrallë, duke qenë edhe veët pjeës e tyre, kam vu re përçapjet titanike të korit të obskurantistëve tanë, që më 14 shkurt 2021 e pasuan në përpjekjen për t`mashtruar sërish një popull të tërë, se si nuk lënë gurë pa rrotulluar që sërish ta marrin peng Republikën. Në këtë përballje mes të mirës dhe ët keqes pashmangshëm në mendje të vijnë obskurantët e mesjetës së vonshme, që njiheshin si Epistolae obscurorum virorum.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Esenca e diskursit të këtyre obskuranëtve tanë aktual përputhet plotësisht me filozofinë e sivëllezërve të tyre mesjetar.

Përmes debateve pa fund, fjalimeve plot shpfje e insinuata, ata pretendojnë t` na shpërfytyrojnë pamjen, respektivisht përmbajtjen reale të botës që lamë pas, duke mëtuar kështu të rikthehen sërish si pengmarrës të Republikës.

Fjalori i huaj i Duden-it e përkufizon obskurantizmin si përpjekje për t’i mbajtur me vetëdije njerëzit injorantë, për t’i penguar ata të mendojnë në mënyrë të pavarur dhe për t’i bërë ata të besojnë në të mbinatyrshmen.

Obskurantt tanë modern prandaj tërhiqnin paralele mes kryeobskurantëve që ju prinin kësaj lagjeje injorantësh e kozmopolitësh të bërë tok, që t’ju hidhnin në kokë aureolën e perendisë liderëve të tyre!

Në këto rrethana që po kalojmë, obskurantizmi po ngre kokë edhe më shumë. Ai megjithëse betejën e ka të humbur, nuk po dorëzohet!

Kryeminsitri Kurti i ka përballur këtë lagje obskuranëtsh në Prishtinë me një qartësi që do të kërkohet më kot tek politikanët opozitarë apo tek kjo lagjia e kozmopolitiëve, të cilët preferojnë të jenë të gatshëm të promovojnë obskurantizmin tutje, duke i fisnikëruar përfaqësuesit e tij me nderime të jashtëzakonshme historike. Ata nuk i lënë jashtë vëmendjes as ish bashkëpunëtorët e tyre që tani janë shndëruar në zhurmues tipik medial.

Shih për këtë, debatet po na shndërrohen në katastrofa të lloit të vet të komunikimit.

Rruga Press

YouTube player