Bota

Gjenerali gjerman: Stërvitëm rreth 8 mijë ushtarë ukrainas

Forcat e Armatosura të Gjermanisë deri më tani kanë trajnuar mbi 8 mijë ushtarë ukrainas.

“Pres që të trajnojmë rreth 10 mijë ushtarë deri në fund të vitit, në rreth 200 module të trajnimit”, tha gjenerali i Bundeswehr-it, Andreas Marlow, komandant i njësisë stërvitore shumëkombëshe.

Ndodhet në Strausberg pranë Berlinit dhe menaxhon misionin e trajnimit EUMAM të Bashkimit Evropian, i nisur një vit më parë.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

EUMAM ofron trajnime bazë dhe një sërë specializimesh, si ato për paramedikët, snajperistët dhe operatorët e tankeve.

Marlow tha se me rrjedhën e luftës ndryshon edhe theksi i stërvitjes, nga operacionet mbrojtëse në ato sulmuese.

Ai theksoi se vetë Bundeswehr-i po bën përparim në këtë stërvitje, duke përmendur përvojën e gjerë të ukrainasve në luftën me dron.

Gjenerallejtënant gjerman tha se ukrainasit kalojnë gjashtë javë trajnim bazë dhe më pas gjashtë javë specializim, raporton dpa.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë
YouTube player