Lajme

Ministrja Gërvalla pjesë e takimit me ministrat e BE-së: Sulmi i Banjskës ndryshon gjithçka

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë sot në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së ku do të diskutohet mbi zhvillimet e fundit dhe për sigurinë në Evropë.

Pjesëmarrjen e saj e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.

Ajo ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë dëshmon për urgjencën e përballjes me kërcënimet që cenojnë sigurinë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Për Kosovën dhe rajonin, sulmi paraushtarak i 24 shtatorit nga Serbia ndryshon gjithçka dhe dëshmon urgjencën e përballjes me kërcënimet e mëdha të sigurisë”, ka thënë ai.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot një takim në Bruksel nën drejtimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Pas Këshillit të Punëve të Jashtme më 13 nëntor 2023, ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm të partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbisë.

Takimi do të fillojë në orën 17:30 dhe do të drejtohet nga kryediplomati evropian Josep Borrell.

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë
YouTube player