Bota

Ukrainasit sulmojnë me dron tankun rus, ushtarët rusë shihen të frikësuar duke ikur

Gjersa e gjithë bota fokusin e ka aktualisht në Lindjen e Mesme, në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, lufta po vazhdon mes pushtuesve rusë dhe forcave çliruese ukrainase.

Gjatë ditës së djeshme, ukrainasit bënë të ditur se me sukses kanë dëmtuar dy anije të shtetit rus.

Ndërkohë sot dronët ukrainas FPV sulmuan automjetet e blinduara ruse dhe këmbësorinë që ishin nisur drejt qytetit të Avdiivkas.

Tashmë në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e sulmit të tankut rus si dhe të ikjes së ushtarëve të Vladimir Putinit.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Kujtojmë se inteligjenca e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar raportoi javën e kaluar se Rusia ka të ngjarë të ketë angazhuar deri në tetë brigada në sektorin ku filloi një “përpjekje të madhe sulmuese” në mes të tetorit.

Ndryshe, forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se Rusia ka humbur deri më tani rreth 299 mijë trupa që nga fillimi i pushtimit, i cili filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar.

YouTube player