Lajme

Sveçla takohet me homologun e tij turk, flasin për fushën e sigurisë dhe luftën kundër organizatave terroriste

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë vizitës së tij në Turqi ka takuar homologun Ali Yerlikaya.

Sveçla e Yerlikaya folën për sfidat aktuale dhe mundësitë e reja për thellimin e bashkëpunimit, me theks në fushën e sigurisë dhe teknologjisë në të cilat, sipas Sveçlës, Turqia ka shënuar arritje mbresëlënëse.

“Republika e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë e përgjatë gjithë procesit të shtetndërtimit ka gëzuar përkrahjen e Republikës së Turqisë e veçanërisht në fushën e sigurisë përmes ngritjes së  kapaciteteve njerëzore dhe atyre teknike”.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Në frymën e gatishmërisë për të shkëmbyer përvojat më të mira dhe arritjet në fushat që Ministritë tona mbulojnë, me mirënjohjen për mbështetjen nga shteti turk, shpreha interesin që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në ekspertizat specifike që do të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës”, shkroi Sveçla.

Ndërsa, për takimin shkroi edhe ministri turk, i cili tha se me Sveçlën folën për luftën kundër organizatave terroriste.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Me z. Sveçla vlerësuam bashkëpunimin ndërmjet ministrive tona në fushën e sigurisë, veçanërisht në luftën kundër organizatave terroriste dhe grupeve të krimit të organizuar”, tha ai.

YouTube player