Sylvinho publikon listën e lojtarëve të ftuar për dy “finalet” kualifikuese për Euro 2024, nuk mungojnë befasitë
Moldavia dhe Ishujt Faroe janë dy kundërshtarët e fundit të Kombëtares së Shqipërisë në fushatën e ndeshjeve kualifikuese, të vlefshme për një vend në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë nisin grumbullimin zyrtarisht të hënën e 13 tetorit, teksa trajneri Sylvinho ka thirrur plot 24 lojtarë për këto dy takime.
Tekniku brazilian ka vendosur të mos bëjë ndryshime në portë, mbrojtje e mesfushë, duke i besuar të njëjtëve futbollistë të thirrur edhe në ndeshjet e kaluara të Kombëtares.
E vetmja risi e Sylvinhos është rikthimi i Arbnor Muçollit në radhët e kuqezinjve. Sulmuesi shqiptar po kalon një formë mjaft të mirë në radhët e skuadrës së Goteborg në Suedi.
Në anën tjetër, ylli Armando Broja nuk është ftuar, ashtu sikurse edhe Marvin Cuni i Frosinones.
Sakaq, të gatshëm për të mbrojtur portën kuqezi, trajneri Silvinjo do të ketë Etrit Berishën, Thomas Strakoshën e Elhan Kastratin.
Emrat që përbëjnë repartin e mbrojtjes janë Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Ivan Balliu Campeny, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj.
Në mesfushë e sulm, tekniku i kombëtares shqiptare ka thirrur plot 14 lojtarë, duke nisur nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani, Arbnor Muja, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi e Mirlind Daku.
Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë të këtij muaji në udhëtim te Moldavia më datë 17 nëntor, më sfidën që nis në ora 18:00, ndërsa më datë 20 nëntor, Kombëtarja do të presë në stadiumin ‘Air Albania’ përfaqësuesen e Ishujve Faroe, për të përmbyllur kështu këtë edicion të kualifikueseve të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Rruga Press