Lajme

Haxhiu: Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, nuk mund të na heshtin në kërkesën tonë për drejtësi për Astirit Deharin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se është ftuar si dëshmitare nga prokuroria në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Kjo pasi e njëjta publikoi në Facebook një postim në përvjetorin e vdekjes së tij se “ekzistojnë prova për vdekjen e tij” dhe se duhet të zbardhet rasti nga institucionet e drejtësisë.

“Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit. Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit”, ka thënë Haxhiu në Facebook.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Ajo ka thënë se prokurori Shefkiu nuk mund ta heshtin as ministren dhe as kërkesën e saj për drejtësi.

“Unë natyrisht do të jap dëshminë time lidhur me këtë. Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, që nuk mund të na heshtin, në kërkesën tonë për drejtësi”, ka vijuar ajo.

Rruga Press

YouTube player