Bota

Izraeli në gjendje alarmi, Siria përmes Wagner po i dërgon Hezbollahut armën ruse

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka rënë dakord t’i sigurojë grupit militant libanez Hezbollah një sistem të mbrojtjes raketore të prodhuar nga Rusia. Këtë e raporton inteligjenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u bazuar në informacione sekrete.

Grupi mercenar rus Wagner, që operon edhe në Siri, ka marrë për detyrë të kryejë dorëzimin e sistemit raketor SA-22, thanë zyrtarët në Uashington. Nuk është e qartë nëse është dorëzuar tashmë apo sa afër është dorëzimi. Sistemi fillimisht u sigurua nga Rusia për përdorim nga qeveria siriane, thanë burimet për CNN. Një nga zyrtarët tha se SHBA-ja ka monitoruar lëvizjen e fundit të sistemit, i cili njihet edhe si Pantsir.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Burimi tjetër konfirmoi se vlerësimi i SHBA-së bazohej pjesërisht në inteligjencën e marrë në lidhje me diskutimet midis Asadit, Wagnerit dhe Hezbollahut për ofrimin e sistemit. Wall Street Journal raportoi më parë se Wagner mund t’i sigurojë sistemin Hezbollahut, por Roli i Asadit nuk është raportuar më parë. Kremlini reagoi duke hedhur poshtë këtë pretendim. Luftëtarët Wagner dhe Hezbollah kanë operuar në Siri prej vitesh, ku ata kanë punuar së bashku me forcat e armatosura ruse dhe siriane për të forcuar regjimin e Asadit kundër opozitës siriane.

Mundësia që Hezbollahu të ketë së shpejti një sistem të ri të mbrojtjes ajrore vjen mes shqetësimeve se militantët po konsiderojnë hapjen e një fronti të ri në luftën e Izraelit kundër Hamasit, në kufirin verior të Izraelit me Libanin. SHBA ka paralajmëruar vazhdimisht Hezbollahun dhe grupet e tjera të mbështetura nga Irani që të qëndrojnë jashtë konfliktit dhe ka pozicionuar aeroplanmbajtëse dhe trupa në rajon në përpjekje për të penguar një përshkallëzim të mundshëm. Pas këtyre raportimeve, Izraeli vendosi ushtrinë në “gatishmëri shumë të lartë” në kufirin me Libanin, nga frika e ndonjë përshkallëzimi të mundshëm apo hapjen e një fronti të ri.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Rruga Press

YouTube player