Bota

Aksident ajror në Austri, rrëzohet avioni, ishte nisur nga Kroacia

Një aksident ajror është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Austri, ku një avion i vogël është rrëzuar në një zonë pyjore në rajonin e Lintching.

Sipas të dhënave paraprake, avioni ishte nisur nga Zagrebi, ndërkohë që autoritetet shprehen se asnjë nga 4 pasagjerët nuk ka mbijetuar.

Avioni Cirrus SR-220 mendohet se ka pasur probleme, ende të paqarta që kanë shkaktuar edhe rrëzimin, teksa zona ku ka rënë është tepër e vështirë.

Lexo më shumë  Hungaria zgjedh për president ish-kryetarin e Supremes, Andras Baka

Policia dhe ekspertët e aviacionit tashmë kanë nisur hetime për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të avionit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Thatësira e rëndë në Francë/ Gati 70% e territorit nën kufizime për përdorimin e ujit