Lajme

Kurti: Vetëm nënshkrimi është garanci për zbatim të marrëveshjeve

Kryeministri Albin Kurti ka raportuar para deputetëve të Kosovës për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se në dy vjet qeveri është arritur një marrëveshje që përfshin njohjen de facto të Kosovës nga Serbia.

Ka theksuar se draftpropozimi i pesë emisarëve është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

“Dialogu ka nisur më 2011 një dekadë solli një sërë dokumentesh po ajo që veçohet është ajo për asociacionit të cilën mes kundërshtimesh të mëdha nga LVV e pati kaluar ky kuvend… Për ne suksesi demokratik kontribuon edhe integrimi i veriut. Sundimi i ligjit na ka sjelle shpesh përballë kriminelëve por ai do të vazhdojë ky është dallim i madh me më herët. Marrëveshja siç edhe është thënë është për njohje de facto. Kemi arritur vetëm një marrëveshje qe sjell njohjen defacto dhe ky është rezultati i dy vjetëve dialog. Marrëveshja bazike dhe aneksi e ka njohjen defacto nga Serbia. Vetëm një nen ndërlidhet me trashëgiminë e dialogut. Pa nenin 7 do të përfundonim vetëm në nenin 10 për marrëveshjet e kaluara. Në ketë drejtim në tetor kemi pritur 5 emisarët që sollën një plan për ecjen përpara që përfshin dhe një propozim për nenin 7-10 të marrëveshjes. Draftpropozimi është sjellë duke u shkruar me kujdes me germën e Kushtetutës. Draft propozimi parasheh që do të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Kurti ka deklaruar se ka ofruar ta nënshkruajë marrëveshjen bazë të 27 shkurtit, por se presidenti serb ka refuzuar.

“Para krerëve evropianë ne ofruam të nënshkruajmë marrëveshjen bazë të 27 shkurtit me gjithë aneksin zbatues të Ohrit të 18 marsit dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes në lidhje me nenin 10, pra për idenë e vetëmenaxhimit. Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim e për rrjedhojë zbatim, por pranimi do të thotë nënshkrim e vetëm nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim”.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Rruga Press

YouTube player