Lajme

Vuçiqi ‘nis fushatën me Kosovën’: Ata që thonë se do ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës gënjejnë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka quajtur gënjeshtra pretendimet e politikanëve serbë, të cilët thonë se ai është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Vuçiqi nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ka thënë se asnjëherë nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

“Kurrë nuk do ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës. I përgëzoj të gjithë ata në skenën politike në Serbi që thonë gënjeshtra të tilla”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Në videon e publikuar, Vuçiqi thotë se do t’i përmbahet “Kushtetutës së Serbisë”, teksa i është përgjigjur akuzave të disa partive opozitare, të cilat e kundërshtojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Rruga Press

YouTube player