Lajme

Zëdhënësi i Qeverisë: Diskutimet mund të vazhdojnë vetëm aty ku kanë mbetur me 26 tetor

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka deklaruar se diskutimet në Bruksel mund vazhdojnë vetëm aty ku kanë mbetur me 26 tetor. Sipas Kryeziut, takimet e datës së 26 tetorit kanë qartësuar rrugën përpara

“Tash e sa kohë çka duhet është zbatimi i Marrëveshjesh Bazike dhe aneksit të saj. Ky ka qenë angazhimi ynë në proces të dialogut që nga 27 shkurti e 18 marsi”, tha ai për RTKlive.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Sipas tij takimet e datës së 26 tetorit kanë qartësuar rrugën përpara. “Diskutimet mund të vazhdojnë vetëm aty ku kanë mbetur me 26 tetor. Për bindjen tonë, nënshkrimi i Marrëveshjes është garanti i pranimit përfundimtar dhe zbatimit të plot të saj. Presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë për ta nënshkruar atë nuk është asgjë më shumë se sa kërkese për respektim dhe zbatim të saj”, tha Kryeziu.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player