Lajme

Kurti jep detaje për takimin me QUINT-in: Kam falenderuar BE-në dhe SHBA-në për rikthimin e dialogut në rrugën e duhur

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur sot takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se u ka ofruar atyre të rejat më të fundit mbi dialogun.

Kryeministri ka thënë se takimin e ka filluar duke shprehur mirënjohje për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e tyre për rikthimin e dialogut në rrugën e duhur, pas sulmit të 24 shtatorit.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

“Sot u takova me ambasadorët e akredituar në Kosovë për t’iu ofruar atyre të rejat më të fundit mbi dialogun, siç është praktikë e zakonshme. Fillova duke shprehur mirënjohjen për BE-në dhe SHBA-në për përpjekjet e tyre për të rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit”, ka thënë ai.

Rruga Press

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama
YouTube player