Kurti do të raportojë të premten në Kuvend për draftin e pranuar të Asociacionit
Kuvendi i Kosovës ditën e premte pritet të jetë arenë e nxehtë e diskutimit.
Kjo për faktin se kryeministri i vendit, Albin Kurti pritet që të raportojë për draftin e pranuar të Asociacionit.
Kjo është bërë e ditur nga Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.
Ai tha në seancën e së premtes do të ftohet për raportim kryeministri Albin Kurti, lidhur me draftin e Asociacionit.
Rruga Press