Bota

Harris: SHBA nuk ka ndërmend të dërgojë trupa luftarake në Izrael apo Gaza

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, përsëriti se SHBA nuk ka “asnjë qëllim apo plan për të dërguar trupa luftarake në Izrael ose Gaza”. Në një intervistë në programin televiziv 60 Minuta të CBS, Harris saktësoi se SHBA po i ofron shtetit hebre këshilla, pajisje dhe mbështetje diplomatike.

“Izraeli pa dyshim ka të drejtë të mbrohet. Thënë kjo, është shumë e rëndësishme që të mos ketë konfuzion midis Hamasit dhe palestinezëve. Rregullat e luftës duhet të respektohen dhe ndihma humanitare duhet të arrijë”, tha Harris.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Nënkryetari i SHBA-së përsëriti gjithashtu se Amerika dëshiron të parandalojë përshkallëzimin e konfliktit, duke paralajmëruar edhe një herë Iranin që të mos përfshihet.

Rruga Press

YouTube player