Lajme

Shqipëria nuk voton pro rezolutës që këkon armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me shumicë votash një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës. Rezoluta u miratua me 120 vota pro, 14 vende, përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, ishin kundër dhe 45 abstenuan nga votimi.

Nga rajoni ynë, Sllovenia, BeH dhe Mali i Zi votuan pro rezolutës, Kroacia ishte kundër, ndërsa Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia abstenuan.

Lexo më shumë  Harta e emigracionit në Evropë, ku renditet Shqipëria

Rezoluta, me propozimin e Jordanisë dhe në emër të shteteve arabe, dënon të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve palestinezë dhe izraelitë, si dhe sulmet terroriste dhe pa dallim.

Rezoluta nuk ka karakter detyrues, por ka peshë politike.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Nesër përfundon rinumërimi i votave