Bota

SHBA: Rusia pësoi humbje të konsiderueshme në ofensivën e fundit në Ukrainë

Ky zbulim i fundit i shërbimit sekret për betejat e Rusisë vjen ndërsa Presidenti i SHBA Joe Biden po i bën presion Dhomës së kontrolluar nga republikanët që të vazhdohet për sigurimin e sa më shumë fondeve për Ukrainën, ndërkohë që Kievi përpiqet të zmbrapsë Rusinë në një luftë që nuk po i duket fundi në horizont.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby tha të enjten se Moska ka pësuar “humbje të konsiderueshme” në ofensivën e re në Ukrainë, njofton Euronews.

Kirby shtoi se ushtria ruse kishte humbur të paktën 125 automjete të blinduara rreth qytetit ukrainas Avdiivka në rajonin lindor të Donetskut dhe pajisje me vlerë më shumë se një batalioni.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“Nuk është për t’u habitur që forcat ruse po vuajnë nga morali i dobët,” tha ai në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

Moska kohët e fundit ka shtuar sulmet e saj në fushën e betejës në një përpjekje për të ecur përpara në vijën e parë përpara dimrit.

Kirby tha gjithashtu se Rusia po ekzekuton ushtarët e saj dhe ka kërcënuar njësi të tëra me vdekje nëse tërhiqen nga zjarri i artilerisë ukrainase.

“Është e dënueshme të mendosh që duhet të ekzekutosh ushtarët e tu sepse ata nuk donin të ndiqnin urdhrat… është barbare”, u tha Kirby gazetarëve.

“Por unë mendoj se është një simptomë se sa pak e dinë udhëheqësit ushtarakë të Rusisë se po bëjnë dhe sa keq e kanë trajtuar këtë nga një perspektivë ushtarake.”

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Kirby përsëriti gjithashtu një lutje për Kongresin për të miratuar një kërkesë financimi shtesë prej afro 100 miliardë eurosh që Presidenti i SHBA Joe Biden e shpalli javën e kaluar. Kërkesa për financim përfshin më shumë se 57 miliardë euro për Ukrainën.

“Presidenti Putin nuk heq dorë nga aspiratat e tij për të marrë të gjithë Ukrainën dhe për sa kohë që Rusia vazhdon sulmin e saj brutal, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim popullin ukrainas dhe vetëmbrojtjen e tij, sepse synimet e tij janë të qarta”, tha Kirby.

Rruga Press

YouTube player