Lajme

Pula: Rama gabime në aspektin kombëtar dhe shtetëror

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçië kanë përfunduan takimet e planifikuara me liderët europianë, në kuadër të një samiti të Bashkimit Europian në Bruksel.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan takime të ndara me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe përfaqësues të tjerë të BE-së.

Kryeministrja Meloni duke folur për mediat pas takimeve deklaroi se Italia, Franca dhe Gjermania po mundohen që të bëjnë hapa përpara sa i përket dialogut dhe se i kanë kërkuar edhe Kurtit dhe Vuçiçi të ndërmarrin hapa lidhur me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura mes tyre.

Për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në emsionin e mëngjesit ‘KAFE SHQETO’ në SYRI.TV, Shqiprim Pula – Ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Pula u shprej se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë disa gabime në kuptim shtetëror dhe kombëtar me dorëzimin e draftit për asosacion tek autoritetet franceze muaj më parë, duke radhitur dhe arsyet.

Pula: Kryeministri i Shqipërisë ka bërë disa gabime në kuptim kombëtar dhe në kuptimin shtetëror natyrisht sepse në konferencën e tij për media të datës 9 apo 10 qershor, mund të gaboj një ditë ai bën publike Draftin të cilin e ka dorëzuar për asosacion tek autoritetet franceze dhe gjermane.

Një Draft të cilin përmbajtësisht askush nga ne nuk e ka parë. Një Draft për të cilin ai nuk është konsultuar me Prishtinën zyrtare. Një Draft për të cilin ai ka ndërmarrë një veprim i cili nuk dihet nga kush i është kërkuar. Ka qenë vet inciativë? Ka qenë kërkesë e europianëve? Ka qenë kërkesë e ndërkombëtarëve apo nga kush? As përmbatja e tij nuk dihet në kuptimin kush e ka shkruar atë? Kush janë ata ekspertë që e kanë bërë atë?

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Kush mund ta dijë më mirë realitetin në Kosovë se sa vetë ne? Pra ndjesia dhe se ajo se çfarë dëgjohet dhe çfarë përjetohet ka një dallim shumë të madh. Pra ne e përjetojmë çdo ditë jetesën këtu dhe i dimë dhe nevojat elementare, qoftë për shumicën shqiptare, qoftë për pakicat që i kemi këtu.

Prandaj në këtë kuptim një nga hapat më skandaloz që i ka bërë Tirana zyrtare, pra saktësisht kryeministri Rama është kjo mbi asosacionin. Dhe natyrisht kjo pastaj na ka vendos që të gjithëve në një befasi edhe pastaj  shto faktin këtu që jemi krejtësish të painformuar rreth përmbatjes së saj.

Tani, ngjarja e djeshme në Bruksel në takime që janë zhvilluar, ai deshti si të thuash të bënte hapin e parë për të arsyetuar, hapin e dërgimit apo dorëzimit të atij Draftit mbi asosacionin sepse do të pritej se do të kishte një dakordancë mes palëve dje dhe Unionit evropian dhe që ai të ishte bajraktari me flamur në dorë dhe të thoshte ja unë i kam bërë hapa të mi dhe ja po rezulton ashtu siç unë kam planifikuar.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Por çuditërish nuk ndodhi ashtu dhe tani si të themi ai Jokeri në dorë iu dogj. Por një gjë e ka  lënë të rënduar për Kosovën, Draftin që ka dorëzuar, të cilin ne nuk e kemi parë përmbatjen e saj dhe realisht ne nuk dimë se çfarë është parë. Mos të harrojmë se janë diku mbi 7 drafte mbi asosacionin që qarkullojnë në Kosovë nga vendorët dhe ndërkombëtarë, por që të gjitha do të duheshin të hidheshin në koshin e plehrave sepse Kosova si një shtet unitar ka të gjitha institucionet, ka ndasinë e administratës në nivel lokal dhe qendror dhe natyrisht që të gjitha të drejtat janë të garantuara për të gjtiha pakicat pa përjashtim.

Fundja nuk duhet harruar dhe një gjë: të gjithë ata të cilët mendojnë të bëjnë një asosacion etnik duhet të kenë parasysh se shkelin nenin tre të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe tjetra që do ta gjymtojnë funksionimin e shtetit të Kosovës sepse ne nuk na duhet asosacione të tilla për pakica të caktuara. Nuk guxojmë ne ti japim një hyjni një pakice kundrejt pakicave të tjera. Ato do të duhej të trajtoheshin barabartë si pakica në Kosovë dhe natyrisht që do të garantohej nga shumica nga ne shqiptarët të drejtat e tyre institucionale dhe në sistem të drejtësisë kudo që kërkohen dhe nevojitet të bëhen.   

Rruga Press

YouTube player