Lajme

Përfundojnë takimet e Kurtit me udhëheqësit evropianë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përfunduar takimet me udhëheqësit evropianë, në margjina të një samiti të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Kreu i ekzekutivit kosovar është takuar me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Takimet e parapara për në orën 14:00 kanë nisur pas gjysmë ore për shkak se kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka arritur me vonesë.

Lexo më shumë  Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja

Takime të tilla si Kurti po zhvillon ndaras edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ato janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

Ndërsa, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve ka thënë se nuk negociojnë në mënyrën “merre ose lëre”.

Lexo më shumë  Sot premiera botërore në Festivalin e Cannes i filmit "DUA"

Rruga Press

YouTube player