Presidentja Osmani nderohet me “Çmimin për Qytetari Globale” në Iowa në SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar me “Çmimin për Qytetari Globale” nga Drake University në Iowa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Osmani përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka pasur një bashkëbisedim përmbajtësor me profesorë e studentë për rrugën e Kosovës deri të pavarësia si dhe për sfidat me të cilat përballet vendi.
Ajo ka theksuar se bashkëpunimi në fushën e arsimit është kyç në avancimin dhe thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Iowas.
“Në Drake University, kisha një bashkëbisedim përmbajtësor me profesorë e studentë, për rrugën e Kosovës deri të pavarësia si dhe për sfidat me të cilat përballemi sot.
Falënderoj Universitetin që më nderuan me ndarjen e Çmimit për Qytetari Globale. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është kyç në avancimin dhe thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Iowas”, ka shkruar Osmani.
Në ditën e dytë të vizitës së saj në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Osmani tha se Kosova është rezultati dhe historia më e madhe e suksesit të politikës së jashtme amerikane.
Ajo në këtë ligjëratë para studentëve të Universitetit Drake, e para e vendit akuzoi Serbinë se po dëshiron të nxisë luftë në rajon.
Rruga Press