Bota

Izraeli pranon kërkesën e SHBA-së, e shtyn pushtimin e Gazas

Sipas një raporti, Izraeli është pajtuar me një kërkesë të SHBA-së për të dërguar mbrojtjen e tij ajrore në rajon përpara një pushtimi të pritshëm tokësor të Gazës.

Pentagoni po punon që të vendosë dhjetëra sisteme të mbrojtjes ajrore në rajon për të mbrojtur trupat amerikane që shërbejnë në Irak, Siri, Kuvajt, Jordani, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, nga raketat, raportoi Guardian. 

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Izraeli po ashtu po shqyrton përpjekjen për ndihma humanitare për civilët brenda territorit palestinez, si dhe përpjekjet diplomatike për të liruar pengje që po mbahen në Hamas.

Izraeli ka nisur ofensivën në Gaza që kur militantët e armatosur të Hamasit sulmuan territorin në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë mbi 1400 persona.

Ministria e Shëndetësisë e Gazas ka bërë të ditur se mbi 5800 persona kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i ofensivës më 7 tetor.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Rruga Press

YouTube player