Lajme

Elshani: Vazhdojnë hetimet për të dyshuar tjerë për sulmin në Banjskë

Zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani, tha se gjendja në katër komunat veriore të Kosovës është e qetë, por sipas tij vazhdon të jetë delikate.

Elshani në një prononcim para medieve pas aksionit të Policisë, i zhvilluar mëngjesin e së mërkurës në këto komuna, tha se janë bastisur tetë lokacione, të cilat lidhen me rastin e sulmit në Banjskë.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Elshani po ashtu tha se hetimet do të vazhdojnë për personat të cilët janë të dyshuar ëpr sulmin në Banjskë të Zveçanit derisa ka shtuar se nuk dihet sa do të zgjasin këto hetime.

“Siguria në katër komunat veriore është e qetë, mirëpo vazhdon të jetë delikate. Gjatë ditës janë bastisur 8 lokacione: 4 në komunën e Mitrovicës së Veriut, 3 në Zveçan dhe 1 në Banjskë të po kësaj komune. Deri tash nuk ka asnjë të arrestuar, pasi që hetimet po vazhdojnë për personat të cilët janë të dyshuar për sulmin, nuk dihet sa do të zgjasin për shkak që nuk ka pasur një rast si Banjska më herët”, deklaroi Elshani.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Rruga Press

YouTube player