Bota

Putin arrest kardiak? Mediat britanike: Rojet e gjetën të shtrirë në dysheme

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak në banesën e tij private në Moskë të dielën në mbrëmje.

Një kanal në Telegram që besohet se drejtohet nga një ish-zyrtar i brendshëm i Kremlinit raportoi incidentin duke thënë se lideri rus u gjet nga rojet i shtrirë në dyshemenë e dhomës të tij.

Lexo më shumë  Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

“Ndoshta, kur presidenti është rrëzuar, ka goditur tavolinën dhe më pas orenditë  kanë rënë në tokë çka ka shkaktuar zhurmën duke alarmuar rojet”.

Media britanike shkruan se pas diagnostikimit mjekët thanë se lideri 71-vjeçar kishte pësuar arrest kardiak.

Më pas ai u transferua në një ambient më të specializuar për mjekim ku iu nënshtrua kujdesit intensiv.

Lexo më shumë  Zelenksy s’është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen për minerale me SHBA-në

Nga Kremlini zyrtar nuk ka pasur asnjë reagim për këtë lajm, por zyrtarët rusë kohë më parë kanë mohuar fuqishëm se Vladimir Putin, 71 vjeç, vuan nga probleme shëndetësore.

Rruga Press

YouTube player