KryesoreLajme

Osmani: Kurti ishte i burgosur lufte që u torturua gati për vdekje, por prapë ka zgjedhur dialogun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbyllje të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u diskutua për Kosovën, i është kundërpërgjigjur kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq dhe po ashtu Rusisë.

“Dua të falënderojë të gjitha shtetet që kanë kontribuuar me punën e tyre për paqe e stabilitet në gjithë Ballkanin Perëndimor. Me shtetet që kanë hezitime, duam të punojmë me ju që të bëjmë gjërat më mirë. Në Kosovë ne besojmë se demokracia kurrë nuk është projekt i mbaruar. Është mjaftueshëm të dëgjosh fjalimin e Federatës Ruse prë të treguar se cila palë këtu po e thotë të vërtetën e cila palë po shpërndan gënjeshtra me makineri propaganduese. Rusia sërish përdor propagandën kundër njerëzve të Kosovës dhe atyre që luftuan për lirinë e Kosovës, Ushtrimë Çlirimtare të Kosovës. Dallimi më i madh mes Kosovës dhe Serbisë është se ne nuk i druhemi drejtësisë. Kjo është arsyeja pse kemi themeluar Dhomat e Specializuara, pasi nuk duam të bëhet një ekuivalencë mes atyre që kanë kryer gjenocid dhe ata që kanë mbrojtur vendin tonë nga gjenocidi. Drejtësia do të ngadhënjejë”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Osmani ka përmendur edhe rastin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ishte i burgosur gjatë luftës.

“Dëgjuat Rusinë e Bërnabiqin duke folur për të ashtuquajturin ‘terror të Kurtit. Kuri është kryeministër i Kosovës, por ishte i burgosur lufte që u torturua gati për vdekje në burgjet e tyre. Derisa presidenti i Serbisë, ishte ministër i propagandës i Millosheviqit në atë kohë. Për të mos mjaftuar, edhe sot ata do të donin, siç e tha edhe Vuçiqi një natë më parë, që kurrë të mos e kishin lëshuar Kurtin të gjallë nga burgu. Por, prapë kryeministri i Kosovës ka zgjedhur dialogun. Në atë tavolinë në BE në njërën anë ke kryeministrin e Kosovës, një të burgosur lufte që u torturua gati për vdekje e në anën tjetër e ke një ministër propagande të regjimit që e torturoi atë. Por, ne kurrë nuk heqim dorë nga dialogu, si mënyra e vetme për të zgjidhur dallimet”, ka thënë Osmani. “Kosova është vend plotë me Mandela, Gandi e Martin Luther Kingë”.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

E ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, ka thënë se është i befasuar me raportimet e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq. Ai ka thënë se ato çfarë tha Bërnabiq nuk përmenden në asnjë raport.

Ai ka bërë thirrje për zbatim sa më të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të dakorduar në Ohër.

Rruga Press

YouTube player