Lajme

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese është bërë aleate me opozitën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Gjykata Kushtetuese është bërë institucion aleat me opozitën.

Kështu u shpreh ajo pas deklarimit të deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi se pushteti aktual po tenton ta kthejë vendin nga demokracia në autokraci.

Pas deklaratës së Haxhiut kanë deklaruar edhe deputetët e opozitës.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

“Mendoj që Gjykata Kushtetuese është bërë aleat i opozitës. Një përpjekje shumë e vështirë por do të jetë e suksesshme”, ka thënë ajo.

Paraprakisht, ministrja ka kritikuar institucionet për mosefikasitet në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Haxhiu në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje deklaroi se gjatë këtij viti kanë ndarë buxhet rreth 900 mijë euro për strehimoret. Sipas saj, ky është buxheti më i lartë krahasuar me vitet paraprake.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Rruga Press

YouTube player