Lajme

Policët shqiptarë në SHBA dorëzojnë çekun 60 mijë dollarë për familjen e heroit Afrim Bunjakut

Policët shqiptarë që shërbejnë në uniformat e policisë amerikane, i kanë grumbulluar 60 mijë dollarë për familjen e heroit Afrim Bunjaku.

Çeku prej 60 mijë dollarëve u dorëzua nëpërmjet një ceremonie në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York, në praninë e Konsullit të Përgjithshëm – Ambasador Blerim Reka dhe stafit të tij.

Lexo më shumë  Sveçla: Kapitulli i institucioneve paralele ilegale të Serbisë në Kosovë mbyllet përfundimisht

Ky çek familjes së heroit Afrim Bunjaku, nga disa pjesëtarë të uniformave blu në New Jersey & New York, si dhe themeluesi i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, Elton Shametaj iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Gazmend Hoxha.

Mjetet u ndanë nëpërmjet një fushate për mbledhjen e ndihmave financiare shqiptarët që shërbejnë në uniformat policisë amerikane të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, nëpërmjet GoFundMe.

Lexo më shumë  Sot 26 vjet nga Masakra e Reçakut

Ky aksion u ndërmor një muaj pas sulmeve terroriste në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Rruga Press

YouTube player