Bota

Aeroplanmbajtëset amerikane në Mesdhe, kërcënon Putini: Kemi raketat me rreze 1000 km

Vladimir Putin ka dënuar mbështetjen që administrata Biden i ka dhënë palës izraelitë në luftën e nisur së fundmi.

Sipas liderit rus, veprimet e SHBA-së vetëm sa çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës. Putini shkoi edhe më tej duke lëshuar kërcënime.

Aeroplanët tanë Mig-31  janë të pajisur me sisteme raketore Kinzhal dhe do të fillojnë patrullimin në Detin e Zi. Këto raketa kanë një rreze prej më shumë se 1000 kilometrash”, tha presidenti rus pasi SHBA dërgoi aeroplanmbajtëse të fuqishme në Mesdhe në mbështetje të Izraelit.

Lexo më shumë  OKB: Numri i fëmijëve të kequshqyer në Gaza vijon të jetë shokues! Edhe pas armëpushimit

“Ky nuk është një kërcënim, por një përpjekje për të mbajtur kontrollin e situatës në Mesdhe”, shtoi Putini.

Kujtojmë se luftanijet amerikane nuk synojnë të marrin pjesë në betejat në Gaza apo në operacionet e Izraelit.

“USS Eisenhower dhe anijet e tij shoqëruese do t’i bashkohen aeroplanmbajtëses së parë të dislokuar në rajon që nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor, duke demonstruar angazhimin e hekurt të Uashingtonit për sigurinë e Izraelit dhe vendosmërinë e tij për të penguar çdo shtet… që kërkon të përshkallëzojë këtë luftë”, tha Austin në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga zyra e tij në Pentagon.

Lexo më shumë  Ambasadorët e BE-së bien dakord të ndërpresin importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027

Forcat Ajrore Qendrore të SHBA njoftuan të shtunën vendosjen e avionëve luftarakë F-15E dhe avionëve luftarakë A-10 në rajonin e Lindjes së Mesme.

Rruga Press

YouTube player