Polici izraelit kërcënon gazetarin gjatë raportimit të drejtpërdrejtë: Do ta bëjmë Gazën shkrumb e hi
Në mes të përballjes mes Izraelit dhe Hamasit, një video e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis një gazetari arab dhe një anëtari të forcave izraelite të sigurisë, u bë virale në mediat sociale të dielën.
Më 7 tetor, Hamasi kreu sulmin më vdekjeprurës palestinez ndaj Izraelit në histori. Izraeli më pas nisi sulme të ashpra ajrore në Gaza.
Deri të dielën në Izrael janë konfirmuar të vrarë mbi 1.300 persona, kurse mbi 2.300 janë vrarë në Gazë.
Shumë media lokale dhe korrespondentë gjenden në terren për të informuar opinionin për më të rejat mes Izraelit dhe Hamasit, që SHBA-të e konsiderojnë si organizatë terroriste shkruan Newsweek.
شرطي إسرائيلي مسلح يهدد مراسل العربي أحمد دراوشة على الهواء مباشرة@AhDarawsha pic.twitter.com/cZRbc49FtL
— التلفزيون العربي (@AlarabyTV) October 15, 2023
Në një postim në platformën X, televizioni Al Araby dhe njëherit ueb-faqja e këtij televizioni që ofron raportim multimedial për tema të ndryshme, ka shpërndarë videon ku shihet sesi korrespondenti i tyre Ahmed Darawsh ballafaqohet me një polic izraelit derisa raporton drejtpërdrejtë.
“Polici i armatosur izraelit kërcënon korrespondentin e Al-Araby, Ahmed Darawsh gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë”, thuhet në postimin e këtij televizioni.
Newsweek nuk ka mundur të konfirmojë nëse burri ishte polic apo pjesëtarë i ushtrisë izraelite. Sipas videos së përkthyer, që u shkua nga mbi 575 mijë përdorues të platformës X, korrespondenti ndërpritet gjatë raportimi – duke e kërcënuar që të “flet fjalë të mira”.
Israeli police officer on duty threatens Al Araby TV journalist while he was reporting live from Ashdod:
— EHA News (@eha_news) October 16, 2023
▪️You better be saying good things.
▪️We will reduce Gaza to dust! You hear? To dust! pic.twitter.com/p3dPYEduPJ
Pas këtij konfrontimi verbal Darawsh deklaron para kamerës: “policia izraelite po na përcjell se çfarë po flasim, policia erdhi duke më bërtitur dhe kërcënuar. Të njëjtën kohë ai vazhdon të thotë se do ta shndërrojnë Gazën në shkrumb e hi”.
Rruga Press