Ballkani i Hapur është eufemizëm për Botën Serbe
Shkruan Bekim Qoku
Ballkani i Hapur është eufemizëm për Botën Serbe.
Maqedonia e Veriut për Serbinë sot është bërë si Bjellorusia për Rusinë. Vuçiqi sot ka më shumë kundërshtarë në Serbi sesa në Maqedoninë e Veriut.
Qeveria e MV është vënë në shërbim të plotë të Vuçiqit.
Pala shqiptare në këtë qeveri është tretur në agjendën e dirigjuar nga Vuçiqi. Një përafrim të tillë me Serbinë dhe largim të këtillë me Kosovën nuk është parë deri më tani. Po ndodh një tehuajëzim i politikës shqiptare këtu. Popullit i duken absurde këto veprime dhe qëndrime të përfaqësuesve të tyre në qeveri. Ka një huti të madhe.
Sot, madje, Bujar Osmani paralajmëroi kthimin e sigurt të Nikolla Gruevskit nga egzili, politikanit që ndikoi më së shumti që partia e tij me orientim probullgar të serbizohet skajshmërisht, bashkë me të edhe shteti veriomaqedonas. Pa folur për krimet, masakrat, gjyqet e montuar, etj. që ai i bëri mbi shqiptarët përsa kohë ishte në pushtet së bashktu me BDI-në.
Rruga Press