Lajme

Presidentja Osmani në konferencë me senatorët amerikanë: Akti i 24 shtatorit synonte destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, është deklaruar për media pas takimit me senatoren Jeanne Shaheen dhe senatorin Peter Welch, duke thënë se i ka informuar për të gjitha detajet e sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Senatorët i informova për rrjedhën e ngjarjeve, për dëshmitë e siguruar nga institucionet e sigurisë si dhe hapat që Kosova në koordinim të ngushtë me partnerët e saj po i ndërmerr ndaj këtij akti terrorist”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Presidentja ka thënë se ky akt ka pasur për qëllim të destabilizonte gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Regjimi i Vuçiqit jo veç që nuk distancohet nga sulmi terrorist , por ka vendosur t’i jep mbështetje atyre. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për aktet e agresionit, t’i dorëzoj terroristët që të përballen me sistemin tone të drejtësisë si dhe që të rritet garanca për mbrojtje të kufirit Kosovë – Serbi në të ardhmen”, është shprehur presidentja e Kosovës.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Rruga Press

YouTube player